U gjet i pajetë/ Zbulohen detaje tronditëse mbi vrasjen e gazetarit të njohur: Kishte lidhje erotike me një burrë, ai e goditi me thikë pasi..

Autoritetet egjiptiane po hedhin dritë mbi rrethanat e vrasjes së korrespondentit grek Nikos Katsikas, në perëndim të kryeqytetit egjiptian Kajro.

Advertisements

U bë e ditur se gazetari u gjet i mbytur në gjak në banesën e tij pasi fqinjët njoftuan policinë për një erë të keqe që dilte nga shtëpia.

Nga hetimet e autoriteteve dhe Departamentit të Hetimit Kriminologjik pranë Drejtorisë së Sigurisë së Gizës, u zbardhën rrethanat e tragjedisë dhe identitetin e autorit.

Advertisements

Rezultoi se një burrë, me të cilin ishin miq, kishte shkëmbyer telefonata me viktimën para ngjarjes së rëndë.Më pas u zbulua se ai është autori i krimit, ku thuhet se ata kanë pasur marrëdhënie erotike bashkë.

Ende nuk dihet arsyeja se pse ai i nguli thikën në pjesë të ndryshme të trupit por tashmë ai ka pranuar krimin para autoriteteve.

Trupi i pajetë i gazetarit fatkeq u ekzaminua nga një mjek egjiptian dhe iu dorëzua një përfaqësuesi të ambasadës greke në Kajro.

Artikulli paraprakI fundit/ Aksident i rëndë në Tiranë, makina ‘fluturon’ në ajër kalimtarin
Artikulli tjetërE rëndë/ U aksidentua nga kamioni, 50-vjeçarja ndërron jetë te spitali i Traumës (EMRI)