“Ka ndodhur diçka në…”/ Avokati i Saimir Tahirit bën deklaratën e fortë!

Avokati mbrojtës i Saimir Tahirit Maks Haxhia tha në emisionin “Opinion” se trupa gjykuese nuk ka dhënë një vendim me vullnetin e saj, ndaj çështjes së klientit të tij.

Advertisements

Haxhia bëri të qartë se ndaj trupës gjykuese ka patur ndërhyrje, por nuk tha se nga kush është bërë kjo ndërhyrje.

Pjesë nga biseda në studio:

Advertisements

Maks Haxhia: Për mua ka ndodhur diçka në momentin që ata janë mbledhur në dhomën e këshillimit për të marr vendimin. Nuk jam profeti apo symadhi që të shoh se çfarë ndodhi.

Fevziu: Ju nuk e prisnit këtë vendim?

Maks Haxhia: Absolutisht, maksimumi ne prisnim për një oportunitet vendimin e shkallës së parë. Por unë e kam të provuar. Ata që ndikuan i dolën së keqes përpara sepse e panë si do të ishte perspektiva e kësaj çështjeje në gjykatën e lartë.

Fevziu: Kush ka ndikuar?

Maks Haxhia: Unë sjell argumentat që ky trup gjykues nuk ka shprehur vullnetin që i takon.

Fevziu: Do të bëni rekurs?

Aboslutisht. Por gafa më e madhe është kjo: Kur bën ankim i pandehuri dhe nuk ka ankim të palës tjetër që është prokurori, gjykata nuk mund të rrëzojë vendimin e palës tjetër.

Prokuroria kërkoi 12 vjet për tre akuza për të cilat ishte dhënë pafajësia në Gjykatën e Shkallës së parë.

Artikulli paraprakLajmi fundit/ U arratisën nga burgu grek, arrestohen 3 shqiptarët, 1 ende në kërkim! Ja çfarë u sekuestron policia (EMRAT)
Artikulli tjetërÇfarë ndodhi? Kriset miqësia mes dy vajzave të ‘Big Brother VIP’, Einxhel ‘shpërthen’ ndaj Beniadës (VIDEO)