Reshje dëbore në vend, ARRSH nxjerr njoftimin urgjent për drejtuesit e mjeteve!

Reshjet e borës kanë filluar edhe në Qafë-Thanë. Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën me dije se borëpastrueset kanë nisur nga puna për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Advertisements

Gjithashtu ARRSH, i bën thirrje shoferëve që të tregohen të kujdesshëm në këtë aks dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për të shmangur aksidentet.

Njoftimi:

Advertisements

Filluan reshjet e dëborës edhe në Qafë Thanë

Po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin dhe zgjerimin e rrugës qarkullimi kryhet pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, në këtë aks, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Artikulli paraprak“Edi Rama u palos menjëherë”/ Berisha zbulon çfarë i tha kreu i UFEA-s kryeministrit
Artikulli tjetërI fundit/ E rëndë në qytetin shqiptar, babai akuzohet për përdh*nimin e dy vajzave të mitura