Mediat greke kanë publikuar fotot e 4 shqiptarëve të arratisur nga dhomat e paraburgimit në qytetin e Chania-s. Shqiptarët së bashku me një tjetër shtetas pakistanez prenë me limë kangjellat e burgut dhe mundën të largohen me nje kamionçinë nga ambientet e komisariatit ku po qëndronin.
Advertisements
TË ARRATISURIT:
Advertisements
1. Olis Thoma Prifti, 43-vjeç nga Dropulli, i arrestuar në vitin 2016. I dënuar me burgim të përjetshëm për “pjesmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasoje vdekje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim arme”. Gjatë grabitjeve të grupit të Priftit, mbeti e vdekur një e moshuar greke 84-vjeçare.
2. Olsi Qamil Meta, shqiptar 29 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
3. Ardian Qamil Meta, nga Divjaka, 32-vjeç, i dënuar për grabitje, pjesë e grupit të Olis Priftit.
4. F.F., Shqiptar 34 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
5. Pakistanez 35 vjeç, i dënuar për “vrasje”.
Kujtojmë se personat e mësipërm mbërritën në Chania mëngjesin e së shtunës për t’u transferuar në burgun e Chanias.
Në pritje të transferimit për në burgun rural, 4 shqiptarët dhe pakistanezi mundën të finalizojnë arratisjen mëngjesin e të hënës.
Të dënuarit që transferohen ne burgje rurale si ai i Agias, janë persona qe kane kryer 8 vite burg në rast dënimi me burgim të përjetshëm, “Isovia”, ose ata që kanë kryer 1/5, për dënime mbi 10 vjet.
Gjithashtu nevojitet që të burgosurit të kenë marrë të paktën 1 herë leje nga burgu dhe të jenë kthyer, si dhe të kenë pasur sjellje të mirë.