Paloma i ‘shtang’ të gjithë, ja me cilin politikan shqiptar do e tradhëtonte burrin një natë

Rudina Demneri vazhdon të mbetet prezente në median rozë. Gazetarja, e njohur si Paloma, dhe bashkëshorti i saj Alandi, ishin të ftuar së fundmi në një intervistë televizive ku kanë folur më shumë për marrëdhënien e tyre.

Advertisements

Çiftet ishin në një lojë me pyetje-përgjigje, nëse njëri nuk i përgjigjej pyetjeve tjetri e qëllonte me vezë në kokë.

Advertisements

Një nga pyetjet ishte se me kë do e tradhtonte Paloma bashkëshortin e saj për një nate.

‘Përmend emrin e personazhit të njohur shqiptar që do e tradhtoje një natë burrin tënd?

“Politikan, sportist. Kush është beqar? Me Kujtim Gjuzin. Kujtim Gjuzin se është beqar”, tha Paloma.

Një ndër historitë më interesante ishte ajo ku u tregua se sa fëmijë çapkëne ka qenë gazetarja e njohur. Grupi tjetër e kishte paksa të vështirë të kuptonte nëse ishte vërtetë historia e Palomës, pasi Graciano e ndërlikoi akoma më shumë situatën duke e bëre grupin kundërshtar shumë konfuz.

Gjatë kësaj loje, u mësua se gazetarja ka ndenjur 15 orë në polici, kur ishte në moshë të vogël pasi ishte arratisur nga kopshti dhe kur përfundoi në rajon nuk tregonte emrin e prindërve.

“Në moshë fare të vogël kam ikur nga kopshti fshehurazi dhe humba rrugën, më gjen një burrë dhe më çon në polici aq shumë po kënaqesha me policët sa nuk ia thoja emrin e prindërve se nuk doja të shkoja në shtëpi, kam ndenjur 15 orë duke i treguar të gjitha sekretet e familjes sa policët morën vesh edhe se ku i fshihte mami paratë”, thuhet në letrën që lexoi Nevina.

Artikulli paraprakMbi 130 vite burg/ GJKKO dënon bandën me 14 anëtarë të trafikut të drogës, mes tyre dhe një femër (EMRAT)
Artikulli tjetër“Nuk ka profesionista jo…”/ Kida ‘tradhëtohet’ nga Photoshop-i, ja detaji që i ka ‘shpëtuar’ këngëtares (FOTO)