Ish-Ministri Tahiri takohet me familjarët e tij para transferimit në burgun e Rrogozhinës, ja si paraqitet gjendja e tij sipas avokatit Jahaj

Paraditen e së hënës Tahiri ka zhvilluar takime në ambientet e paraburgimit me familjarët dhe dy avokatët e tij mbrojtës, Maks Haxhiaj dhe Dritan Jahaj. Në një intervistë për ABC Live, Jahaj tregoi se Tahiri ishte i qetë, ndërsa në ditët në vijim do t’i drejtohen me rekurs gjykatës së lartë për vendimin e apelit.

Advertisements

“Dskutimi ishte rreth menyres se mbrojtjes dhe fakteve e argumenteve qe do perdorim per ankimimin”, tha avokati.
Ish-ministri qëndron I izoluar në katin e dytë të godinës numër dy të këtij institucioni dhe qëndron në një dhomë i vetëm i pajisur me frigorifer dhe televizor.

Burime nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se, në ditët në vijim pritet transferimi i tij në burgun e Rrogozhinës, kjo për shkak se burgu i Vaqarrit është në rikonstruksion.

Advertisements

Për një periudhë 10 ditore ish-ministri do të jetë në vëzhgim nga autoritetet e burgjeve për arsye sigurie kjo për shkak se në ambientet e burgut 313 qëndrojnë të dënuar me rrezikshmëri të lartë.

Saimir Tahiri u dënua nga gjykata e Apelit të Posaçëm me 3 vite e katër muaj burg për shpërdorim detyre.

Artikulli paraprak“Po sikur Dagz-in të ta ngacmojë ndonjë vajzë?”/ Einxhel i habit të gjithë me përgjigjen e saj
Artikulli tjetërMbi 130 vite burg/ GJKKO dënon bandën me 14 anëtarë të trafikut të drogës, mes tyre dhe një femër (EMRAT)