Merrni masa! Moti i keq përfshin vendin tonë, ja çfarë pritet të ndodhë…

Moti i keq ka përfshirë sot vendin tonë. Java nisi me reshje shiu e erë, e cila shkaktoi edhe dallgë deri në 8 ballë.

Advertisements

Intensiteti i reshjeve pritet të shtohet gjatë orëve të pasdites për të arritur kulmin rreth orës 19:00, ku pritet që të përfshihet i gjithë vendi nga reshje të dendura, të cilat do të arrijnë deri në 15 mm.

Ndërkohë që në zonat qendrore dhe në perëndim të vendit bie shi, në zonat veri-lindore dhe jug-lindore pritet prezencë e reshjeve të dëborës.

Advertisements

Zonat me të gjelbër dhe të verdhë do të përfshihen nga reshje të dendura shiu, kurse pjesa tjetër do të ketë reshje me intensitet më të ulët.

Për sa i përket vlerave termike, sipas Meteoalb mëngjesi i sotëm ka pasur rritje, duke bërë që temperaturat të jenë jo më shumë se -2 gradë në zonat malore dhe 14 gradë ngjitet termometri gjatë orëve të mesditës.

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Rriten frikshëm rastet dhe vdekjet nga Covid-19 në Kosovë, ja shifrat e 24 orëve të fundit
Artikulli tjetërKërcënimi që shkaktoi kaos në qytetin shqiptar: “Për 10 minuta, gjithë vendi do hidhet në erë”