Prag tragjedie në Librazhd, autobusi me pasagjerë del nga rruga, rrezikon të bjerë në lumin Shkumbin

Një autobus me pasagjerë ka dalë nga mesditën e kësaj të hëne në Librazhd dhe rrezikon të bjerë në lumin Shkumbin. Mjeti ishte nisur nga Pogradeci dhe do të vinte drejt Tiranës, por ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një masiv dheu në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”.

Advertisements

Paraprakisht raportohet për afro 30 pasagjerë që ndodheshin në autobus fatmirësisht kanë dalë nga mjeti dhe nuk ka asnjë të lënduar. Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes. Mjeti është bllokuar vetëm pak metra larg rrjedhës së lumit.

Autobusi është përplasur me një mjet tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga. Vendi “Kthesa e Murrashit” është i njëjti ku 5 ditë më parë ndodhi një aksident rrugor dhe makina përfundoi në Shkumbin. Për pasojë 3 pasagjerë humbën jetën.

Advertisements

Vijon…

Artikulli paraprakModeratorja e njohur e ‘Top Channel’ bën lëmsh rrjetin, zbulon emrin e fituesit të ‘Big Brother VIP’
Artikulli tjetërJu kujtohet Didi që bëri namin te “Njerëz dhe Fate”/ Zbulohet ku ka përfunduar aktorja, çfarë bën dhe si duket bukuroshja