E trishtë! “Më kanë kèrcènuar edhe se do më vràsin”, flet 23 vjeçari shqiptar që u bùllizua në rrjete sociale

Sociologët tregojnë faktorët që ndikojnë në nivelin e lartë të bullizmit në shoqërinë tonë. T7 ju sjellë rrëfimin e të riut i cili thotë se bullizmi ndaj tij shkoi deri në kërcënim me vrasje.

Advertisements

23-vjecari, Leart Halili, ishte viktimë e bullizmit në rrjete sociale.

I ndodhur në një situatë krejtësisht të paparamenduar më parë, për Halilin, një eksperiencë e re që mëtonte se do t’ia hapte dyert karrierës së tij, u kthye në një përvojë të trishtë për të, që atëherë ishte vetëm 16 vjeç.

Advertisements

“Ka qenë diçka që nuk e kam përjetu aspak mirë, por duhet me vazhdu. Gjithçka filloi kur u bëra pjesë e një talent show…”

Pikërisht kjo, sipas Halilit, ishte pikënisja e një vlugu të madh ngacmimesh e ofendimesh që do të kulmonin edhe me kërcënime për vrasjen e tij.

“Ka pasë pa fund mesazhe kërcënuese, ofendime e edhe telefonota ku jam kërcënuar me jetë”, tregon ai.

Ai tutje thekson se tashmë e ka kaluar emocionalisht këtë situatë, por njerëzit ende vazhdojnë ta bullizojnë, ndaj thotë se është mirë që institucionet ta trajtojnë më seriozisht këtë problem.

Problematik fenomenin e bullizmit në rrjetet sociale po e shohin edhe sociologët, sipas të cilëve janë disa faktorë socialë që çojnë drejt një dukurie të tillë.

Sipas Fejzës, edhe elementi kulturor luan rol shumë të rëndësishëm në shfaqjen e bullizmit.

E sipas njohësit të rrjeteve sociale, Drilon Jahaj, që bullizmi të minimizohet, vetë këto platforma duhet të ndërmarrin diçka në aspektin teknik, problem në të cilin është duke u punuar.

Së fundi, në rrjetet sociale u bullizua edhe profesori Lulzim Paci, pas një videoje të publikuar në rrjetin social Tik-tok, ku shihej duke vallëzuar.

Artikulli paraprakE rëndë! Gjendet një kufomë pa duar në breg të detit
Artikulli tjetërTèrròr në Greqi! 30-vjeçari shqiptar me probleme të shëndetit mendor merr peng familjarët(Detaje)