Emrin e tij nuk ju ka rënë rasti ta dëgjoni shpesh, por me siguri kur t’ju përmendim mbiemrin do ta kuptoni se vjen nga një familje e njohur artistësh. Kristi Aliaj Dragot, nuk është vetëm djali i artistit Robert Aliaj, ai është dhe ‘princi’ i ‘Love Story’. Kristi ka ardhur në një rrëfim ndryshe në ‘Fitstation’ me Çenkuela Hasën në Neës24, për raportin me të atin dhe marrëdhënien me vajzat në Shqipëri.
Advertisements
“Është vështirë të jesh djali perfekt, ka ulje dhe ngritje gjithë kohës, ka tensione. Nuk do gënjej, ka një lloji rivaliteti, një rivalitet pozitiv, unë dua t’ja marr stafetën nga dora. Roberti ka gjëra shumë të mira, përfaqëson një lloji progresi jo vetëm në Shqipëri por edhe në Belgjikë”, u shpreh Kristi.
Ndërsa në raport me vajzat shqiptare ai foli me shumë rezerva.
“Vajzat në Shqipëri sakrifikojnë kur ju intereson dikush. Sakrifikojnë kohën, veten e tyre, ndryshe nga vajzat në Belgjikë të cilat janë më të kalkuluara. Kjo më pëlqen, por kjo sakrificë ka dhe një aspekt negativ, ato sakrifikojnë për personin e gabuar, për gjëra shumë ‘cheap’.
Advertisements
Ka dhe diçka tjetër, këtu në Shqipëri po flas me një femër, dhe nuk e di çfarë kërkesash ka, mua më prezantohet si një qenie ndryshe dhe realisht është komplet qenie tjetër, dhe kjo më frikëson te femrat shqiptare, dy faqet që kanë, dy jetët paralele që jetojnë që është shumë e frikshme, nuk e kuptoj si jetojnë ato atë lloji jete, jo une dua ta njoh që është tmerr”, u shpreh Kristi Dragot.