Ka thyer një rekord në histori Elisabeth e II. Ajo ka plot 70 vjet në fron.
Advertisements
Por me këtë rast ajo ka ‘tronditur’ botën me dëshirën e saj. Ajo dëshiron që gruaja e djalit të saj Charles, Camila, të marrë titullin bretëreshë kur ai të ngjitet në fron pas vdekjes së saj. Në një letër me rastin e 70-vjetorit të ngritjes së saj në fron, përvjetor që ka vendosur rekord në histori, mbretëresha Elizabeth tha se ky rast i dha mundësinë të reflektonte për përkushtimin dhe dashurinë që i treguan britanikët ndër vite. Duke shpresuar që edhe i biri e Camila të kenë mbështetje të ngjashme.
Vetëm dy persona: Kush janë të preferuarit që Mbretëresha Elizabeth telefon më tepër “Është dëshira ime e sinqertë, që kur të vijë koha, Camilla të emërohet mbretëreshë,”- tha Elizabeth.
Advertisements
Megjithatë Elizabeth nuk ishte e destinuar të bëhej Mbretëresha e Britanisë kur lindi. Kjo ishte për shkak se xhaxhai i saj, Edëard V, ia dha fronin vëllait të tij dhe babait të Elizabeth, sepse donte të martohej me një grua të divorcuar amerikane, Wallis Simpson. Në vitin 2015, Elizabeth e kaloi Mbretëreshën Victoria si monarkja më jetëgjatë e Britanisë, citon Dailymail, transmeton Noa.al.
Por kjo deklaratë eklipsoi gjithë ceremoninë e 70-vjetorit të saj, duke shokuar të gjithë publikun. Dhe ja pse? Carlos dhe Camila, të dashuruar prej kohësh, u martuan në vitin 2005 në një ceremoni politike në Ëindsor. Pas vdekjes së princeshë Diana, Charles u martua me Camilën, me të cilën përflitej prej kohësh se kishin një lidhje jashtëmartesore. E pikërisht për këtë fakt, gjithmonë është aluduar se Elizabeth nuk ka qenë kurrë pro bashkimit dhe dashurisë së tyre. Madje edhe në seriale që flasin për jetën brenda pallatit mbretëror, Camilla përshkruhet si një person që mbahej gjithmonë larg nga anëtarët e tjerë të familjes. Por deklarata më e fundit hedh poshtë gjithë thashethemet.