E rëndë/ Vajza shqiptare tenton vetëvrasjen, dikush ia publikoi fotografitë private të saj te familjarët

=
Policia e Kosovës ka raportuar se një person është duke u hetuar për veprën penale “shtyrje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

Advertisements

Kjo pasi një person i cili jeton jashtë vendit raportohet se kishte publikuar foto të një vajze tek familjarët e viktimës, shkruan lajmi.net.

Viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar që jeton jashtë vendit me të cilin ka komunikuar në rrjetet sociale kishte publikuar fotot e saj.

Advertisements

Me anë të këtij veprimi, dyshohet se personi në fjalë e ka shtyer viktimën drejt vetëvrasjes.

Njësitë përkatëse janë duke e hetuar rastin.

Ky është njoftimi i plotë:

SHTYRJE NË VETËVRASJE DHE NDIHMË NË VETËVRASJE

Fushë Kosovë 13.01.2022 – 17:00. Me 05.02.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar i cili jeton jashtë vendit, me të cilin kishte komunikuar përmes rrjeteve sociale i njëjti kishte publikuar foto të viktimës edhe tek familjarët e viktimës, gjë që e kishte shty viktimën për tentim në veprimin e cekur. Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin. /Lajmi.net/

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Zjarri shkrumbon totalisht një godinë banimi, brenda jetonin 4 familje
Artikulli tjetër“Ta q……”/ Big Mama nuk përmbahet, ‘shpërthen’ në të shara në mes të emisionit (VIDEO)