Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Lajmi është bërë me dije nga vetë presidenti më 5 shkurt me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale, duke shtuar se infektimin nuk po e përjetonte me simptoma të rënda. Ndërkohë që e infektuar është edhe bashkëshortja e tij, Emine.
Advertisements
“Pasi përjetuam simptoma të lehta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për Covid-19. Fatmirësisht kemi një infeksion të lehtë, të cilin mësuam se ishte varianti Omicron. Ne jemi në detyrë ende, po punojmë nga shtëpia. Presim lutjet tuaja,“- tha presidenti në një postim në Twitter
Erdogan, 67 vjeç, e dërgoi mesazhin pasi nuk shkoi personalisht në një aktivitet politik, por zgjodhi që të lidhej online për të ndjekur ceremoninë e hapjes së një tuneli. Gjatë gjithë kohës, ai nuk tregoi asnjë shenjë sëmundjeje që të linte të kuptohej për shëndetin e tij delikat, megjithatë duket se është në gjendje të mirë.
Advertisements