Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e kaloi natën në burgun 313, pas vendimit që dha dje Apeli i GJKKO-së duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj bu rg.
Advertisements
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Tahiri ndodhet në godinën nr.2 të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, ndërsa është në observim.
Po ashtu Lala konfirmon për BW se mbrëmë gjatë natës ish-ministit të kabinetit qeveritar “Rama”, Tahirit i janë lejuar në qeli vetëm cigare dhe rroba.
Advertisements
Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes t rafikantëve.
Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019
(BalkanWeb)