Nga sherri me Donaldin te lidhja me Dagzin, Einxhel përballet me të vëllain

Mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP” ishte rezervuar nga një surprizë për të gjithë të nominuarit. Moderatorja Einxhel Shkira u surprizua nga vëllai i saj, me të cilin tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë.

Advertisements

“E kam si shok. Jam shumë e lumtur që nuk kam një vëlla fanatik, por kam qenë e shqetësuar si e ka pritur ai dhe babai sherrin me Donaldin apo lidhjen me Dagzin”, tha Einxhel në dhomën e rrëfimit.

Ajo u takua mes lotësh me të vëllain, i cili i tha: Jemi shumë krenarë për ty!

Advertisements

Einxhel: Nuk jeni mërzitur?

Vëllai: Jo, e kemi të qartë si je ti!

Më tej, moderatorja e pyeti se ç’mendim ka për Dagzin. “Shumë çun i mirë, ka folur shumë mirë për ty, është interesuar shumë dhe për krahun tënd”, i tha ai.

Në fund të takimit Einxhel u shpreh: Më prit se s’kam me çfarë të vij në shtëpi! Kështu moderatorja tregoi se ndjen se do të jetë e eliminuara e rradhës.

Artikulli paraprakBefasohet Arjola Demiri, Top Channel e lë pa fjalë aktoren, i bëjnë suprizën që e kishte ëndërruar gjithë jetën
Artikulli tjetërE papritur! Arjola nuk iu beson syve kur hap biletën. Arbana Osmani ‘braktis’ skaletën