Për pothuajse 1 orë, Presidenti i Uefa-së, Aleksandar Ceferin zhvilloi një takim me Kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama.
Advertisements
Një nga temat e prekura ishte edhe zhvillimi i finales së Conference League në Tiranë, në Air Albania. Edhe pse ka kohë që është zyrtarizuar vendimi që akti final i kompeticionit europian të luhet në Shqipëri, gjithçka është vënë në pikëpyetje pas incidenteve të herëpashershme të ndodhura në impiantin gjigant sportiv në Shqipëri (Ka patur edhe probleme të tjera si përshembull ndërhyerja e politikës në sport).
Në bisedën që sot numri një i organizatës europiane të futbollit, Ceferin pati me Ramën, këtij të fundit iu bë me dije se çdo ndërhyerje politike vë në rrezik serioz luajten e finales së Conference League në Air Albania. Fjalë të qarta këto, që tregojnë se UEFA është dhe do jetë e vëmendshme për gjithçka çka ndodh në futbollin e vendit tonë.
Advertisements
“Pasi kemi lexuar artikujt në media ne ishim pak të shqetësuar për finalen e UECL, por fola me Presidentin e FSHF-së dhe me Kryeministrin, me të cilin ramë dakord se nuk do të ketë ndërhyrje politike në zgjedhje, që futbolli do të vendosë për futbollin dhe kjo është ajo që duam. Nëse UEFA nuk ndërhyn, askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë në këtë proces.
Nëse gjërat do të jenë kështu dhe unë kam shumë besim në fjalët e Kryeministrit, atëherë zhvillimi i finales së Conference League këtu është i sigurt. Tani do të shohim përpara, sepse është finalja e parë e UEFA Europa Conference League në histori” – tha Ceferin pas vizitës.