Monika Kryemadhi, nuk i kurseu akuzat ndaj Lulzim Bashës. Kryetarja e LSI-së tha se nuk ia fal ish-aleatit tradhtinë dhe po grumbullon prova për ta çuar para drejtësisë.
Advertisements
“Ku çfarë ka kontribuuar. Edhe sloganin e kishte Shqipëria fiton. Në fakt fitoi Basha, portin e Durrësit. E ke parë sa e ka pagën kunati i vet? 40 milionë lekë në muaj. Me atë duhet të merret drejtësia shqiptare. Unë po nuk pata prova nuk flas. Më lër të formatoj dosjen. Nuk e fal.
I kam thënë po më tradhtove, nuk të ndahem. Po të them këtë gjë: çdo gjëje do t’i shkoj deri në fund. Që pas 1 marsit nuk e kam takuar asnjëherë. Edi Rama ia uli pantallonat deri në fund dhe i tha nuk je për mua”, tha Kryemadhi për MCN Tv.
Advertisements