U akuzua se po vesh bluzën e UÇK-së vetëm për të siguruar vota nga Kosova, vjen reagimi i papritur nga…

21:27 | 3 Shkurt 2022
Njëra nga banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP” e cila pretendohet për të fituar çmimin prej 100 mijë eurosh, padyshim se është Arjola Demiri.

Advertisements

Nëse veprimet e saj komentohen dhe marrin vëmendje, natyrisht se kjo gjë është edhe normale, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, veshja e saj e cila është një bluzë me emblemën e UÇK-së është komentuar, madje Arjola ka marrë edhe kritika nga përdorues të rrjeteve sociale.

Advertisements

Si fillim, theksojmë se Arjola Demiri shpesh ka shprehur mirënjohjen dhe respektin që ka për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila këtë mundohej ta dëshmojë edhe me veshjen e saj.

Ajo po shihet e veshur me bluzën e cila mban emblemën e UÇK-së, gjithashtu edhe sloganin e fushatës për përkrahjen e të akuzuarve padrejtësisht në Hagë.

Arjola u akuzua se po e mban atë bluzë veshur sa herë është në nominim për të fituar pikë nga publiku kosovarë në mënyrë që të mos eliminohet nga shtëpia.

Lidhur me këtë ka reaguar, dikusha nga familja e saj që i menaxhon llogarinë e saj në Instagram duke dhënë një sqarim.

“Arjola në zemër mbanë UÇK-në e Kosovën e s’i merr leje askujt! Ajo nderon Malësinë e Gjakovës, Kosovën e gjithë Shqipërinë me atë që përfaqëson dhe shpreh dashurinë dhe prapë s’e ndalon jo një Enver, po një milion të tillë. Stop përdorimit të nacionalizmit të rremë, në dëm të saj. Në një rast të tillë nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve. Kosovën e ka dashur që ditën kur lindi, kur ende s’e dinte fatin e vet….dhe luftën e saj e ka ndjerë po aq sa ju Enver sepse është bijë Tropoje! Në profilin e saj në bio, nuk ka ekzistuar formati BBV kur ka qenë flamuri i Kosovës aty! Ajo atë bluzë ka 100 ditë që e veshë, dy herë ka qenë në nominim edhe dy mijë vjet në mos jetoftë, ajo, nipërit dhe mbesat e saj do e veshin! Bëni një shëtitje nëpër intervistat e saj të mëparshme e shikoni sa e do atë lum Kosove! Kosovë loçkë ta dua atë zemër, jo votën, se unë jam e juaja, e vota është e huaja! Krenarë”, shkruhet në sqarimin e publikuar në faqen e zyrtare të Arjola Demirit.

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e premte, 4 shkurt 2022
Artikulli tjetërE fundit/ Zjarr në një banesë në lagjen “5 Maj” , banorët në ‘panik’ (VIDEO)