Një 46-vjeçar së bashku me nipin e tij 35 vjeçar, të dy me origjinë italiane kanë masakruar me thika dhe sëpatë një 38 vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Rodos të Greqisë dhe arsyeja e sherrit mësohet se ka qenë krejt banale, për një motoçiklete.
Advertisements
Por çuditërisht autorët janë lënë të lirë me kusht dhe janë dënuar me një gjobë prej 2000 eurosh. Sipas të dhënave të policisë ngjarja ka ndodhur në Rodos të Greqisë në korrikun e vitit të kaluar kur 38 vjeçari shqiptari kishte njohur dy italianë të cilët e ndaluan, i lidhën gojën, duart dhe këmbët. Madje duke i vendosur një litar në qafë. Më pas e kanë dërguar në një magazinë që shërbente si dyqan, duke e masakruar me thikë, sëpatë por edhe taser-shoku elektrik. 46-vjeçari italian doli nga dyqani, duke e lënë 35-vjeçarin të bënte rojë gjatë natës, shkruajnë mediat greke.
Duke përfituar nga fakti se 35-vjeçari kishte rënë në gjumë, shqiptari arriti të shpëtonte dhe doli në rrugë ku më në fund u gjet nga policia. Efektivët gjetën gjithashtu sëpatën, taserin, një litar dhe një kordon, si dhe një shami me të cilën 38-vjeçari shqiptar tha se i kishin zënë gojën.
Advertisements
Dy italianët u arrestuan duke u kapur edhe me substanca narkotike. Ata u akuzuan për vrasje të mbetur në tentativë si dhe për posedim droge.
Po përse 38 vjeçari shqiptar u sulmua barbarisht nga dy italianët?
Shkaku i rrëmbimit dhe masakrimit të tij ishte një motoçiklete. Më 24 korrik 2016, 46-vjeçari italian kishte blerë nga shqiptari një motor, ku çmimi fillestar ishte 4500 euro, por përfundimisht ishin marrë vesh për 3500 euro, ku fillimisht i kishte dhënë 2500 ndërsa 1000 të tjerat do t’ia jepte më vonë. Duke mos i kthyer paratë e mbetura, italiani e ka akuzuar shqiptarin se i ka hyrë në shtëpi dhe i ka vjedhur para dhe sende me vlerë.
Versioni i ngjarjes nga italianët
Nga ana tjetër, italianët i mohojnë akuzat e rrëmbimit dhe torturës ndaj shqiptarit duke thënë se ishte vetë 38-vjeçari që kishte shkuar në dyqanin e tij dhe në një moment ka marrë thikën dhe e ka sulmuar. Më pas italiani ka tentuar të mbrohet, duke pretenduar se ishte plagosur po vetë nga shqiptari.
46-vjeçari kishte pohuar gjithashtu se në një moment, pasi e ka goditur shqiptarin në hundë, ai ka marrë një kabllo dhe e ka lidhur për vetëmbrojte, duke qenë se sipas tij, shqiptari e kishte kërcënuar me jetë nga familja.
Më pas i ka lidhur këmbët dhe i ka zënë gojën që të mos bërtiste pasi kishte frikë se mund të kishte njerëz që mund të shoqëronin. Në dyqan kishte mbërritur nipi i italianit rreth orës 20:30. Në mbrëmje ai e njoftoi atë që kishte ndodhur dhe u largua për t’u siguruar që familja e tij ishte mirë. Lidhur me akuzën e mbajtjes së armëve të zjarrit, të dy personat kishin deklaruar se ishte vetëm një thikë kuzhine, ndërsa për pilulat e drogës, 35-vjeçari merrte një pjesë për shkak të problemeve shëndetësore. Madje ai pretendoi se kishte një recetë mjekësore. Ata u liruan me kusht nga gjykata dhe u dënuan me gjobë prej 2 mijë eurosh.