“Zbriti nga makina dhe ndoqi nga pas xhaxhain e tij”/ Kamerat e sigurisë kapin aksidentin tragjik në Berat, ku humbi jetën 4 vjeçari (pamje të rënda)

Një aksident fatal ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përplasur një fëmijë 4 vjeçar duke e lënë të vdekur në vend edhe pse u dërgua me urgjencë në spital.

Advertisements

Sipas banorëve të fshatit fëmija ka qenë duke zbritur nga makina duke ndjekur pas xhaxhain e vetë ndërkohë që një mjet që po kalonte me shpejtësi e ka përplasur duke e marrë zvarrë disa metra fëmijën.

Fax News ka siguruara pamje nga kamerat e sigurisë, ku në vendin e ngjarjes paraqiten disa fragmente para se të ndodhte aksidenti me makinën e zezë të drejtuar nga shtetasi R.GJ 45 vjeç.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprak“Rregullat për të udhëtuar nga Shqipëria në Itali…”/ Ambasada italiane në Tiranë nxjerr njoftimin e rëndësishëm
Artikulli tjetër“Po të mos përfshihej në debate me mua do të fluturonte…”/ Iliri flet për Donaldin