Detaje të reja nga ngjarja në rrugën “Tre vëllezërit Kondi” në Tiranë ku një 30-vjeçar tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli.
Advertisements
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se i arrestuari Ervin Selita tentoi të vriste një nga pronaret e hotelit, shtetasin Zeni Xhindi, pasi fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit.
Kjo e fundit nuk e la të hynte në hotel me partneren e tij 30-vjeçare, gjithashtu e arrestuar nga policia pa i dhënë kartën e identitetit dhe konflikti vijoi më pas me një nga pronarët e hotelit.
Advertisements
Në kërkim u shpallën Xhuliano Selita dhe Erjon Mici, shokët e shtetasit Ervin Selita që i erdhën në ndihmë gjatë konfliktit dhe më pas fshehën armën me të cilën 30-vjeçari qëlloi për të vrarë pronarin e hotelit.