“Kishim 20 minuta që po i jepnim ndihmën e shpejtë, por…”, Gazetari jep detaje të reja nga vdèkja e futbollistit shqiptar në Greqi

Gazetari shqiptar në Athinë, Shpëtim Zinxhiria, ka zbuluar detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar, Aleksandër Llambi.

Advertisements

Përmes një postimi në facebook gazetari zbulon se futbollisti ra pandjenja në fushën e blertë në minutën e katërt të takimit dhe u deshëm rreth 15 minuta që të mbërrinte autoambulanca.

Gjithashtu ai shton se në stadium ka qenë dhe e ëma e futbollistit, e cila përjetoi momente mjaft të rënda duke parë atë që i ndodhi të birit të saj.

Advertisements

“Ne stadium ndodhej edhe nëna e tij…Një tragjedi në familje shqiptare. Sot është ndarë nga jeta futbollisti shqiptar 21-vjeçar Aleksandër Lambi. Ish-futbollisti Apolon i Smirnit, por që luante huazim tek ekipi i kategorisë së 3-të greke IliupolI. Futbollisti ka humbur ndjenjat në minutën e 4-t të takimit. Loja ka filluar në mungesë të ambulancës dhe mjekëve.

Ambulanca ka ardhur me 15 minuta vonesë në stadium, në një kohë kur për 20 minuta të ndjerit po i jepej ndihmë. Ne stadium ka qenë duke ndjekur ndeshjen edhe nëna e të ndjerit. U prehsh në paqe, qoftë i lehtë dheu për ty Aleksandër Lambi”, shkruan gazetari.

Artikulli paraprakA do vaksinojë vajzën e saj 16 vjeçe? Ja si përgjigjet ministrja Manastirliu
Artikulli tjetërA ke paguar për të qenë pjesë e Sanremo?! rrëfehet Antonela Berisha: I lash me gojëhapur italianët