A do vaksinojë vajzën e saj 16 vjeçe? Ja si përgjigjet ministrja Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur për situatën e Covid-19 në vendin tonë. Ajo është nënë e dy vajzave, njëra prej cilave sapo ka mbushur moshën 16 vjeç, kur sugjerohet që të bëjë vaksinën.

Advertisements

Manastirliu tha se do ia bëjë vaksinën sapo të fitojë imunitetin natyral pasi në dhjetor ishte e infektuar me Covid-19.

“Fëmijëve të mi, ashtu sic janë bërë vaksinat në bazë të kalendarit të vaksinimit dhe nënat nuk hezitoijnë të bëjnë vaksinat fëmijëve të tyre, edhe ajo kundër Covid është vaksinë që duhet bërë. Unë kam dy vajza.

Advertisements

Vajza e madhe sapo ka mbushur 16 vjec në fund të dhjetorit dhe përkoi në një javë sapo kaloi dhe Covid. Sapo të mbushen ditët nga fitimi i imunitetit natyral, nuk do të hezitoj që ta bëj. Ndërsa vajza tjetër është 12 vjec por deri tani sugjerohet se duhet ta bëjnë vaksinën +12 vetëm ata fëmijë që kanë probleme imunitare”, tha Manastirliu e ftuar në ‘Goca dhe Gra’ .

Artikulli paraprakKëmbimi Valutor, 03 shkurt 2022
Artikulli tjetër“Kishim 20 minuta që po i jepnim ndihmën e shpejtë, por…”, Gazetari jep detaje të reja nga vdèkja e futbollistit shqiptar në Greqi