E trishtë/ Ndahet papritur nga jeta aktorja ‘legjendë’ dhe shumë e dashur për publikun (EMRI+FOTO)

Ministri i kulturës Dario Franceschini në homazhet e tij e përshkruante atë si “mbretëresha e kinemasë italiane” si dhe “një artiste dhe italiane e madhe”.

Advertisements

Vitti ishte njohur për filmat e saj klasikë me regjizorin Michelangelo Antonioni, si ai i viteve 1960-të L’Avventura, me të cilin mori një nominim për çmimin Bafta.

Advertisements

Ndër rolet e saj në gjuhën angleze përfshinin ate të titullares në filmin e 1966, ‘Modesty Blaise’.

E lindur në kryeqytetin Romë, Vitti nisi karrierën e saj në teatër, ku u pikas nga regjizori i njohur Antonioni. Ai e bëri atë protagoniste të filmit “Nata” (1961), Eklips (1962) dhe Shkretëtiora e Kuqe (1964).

Ajo ka thënë në një intervistë në 1982 se “ishte me fat që nisi karrierën e saj me një njeri të madh”, që ishte gjithashtu “një talent shpirtëror, plot jetë e entuziazëm”.

Aktrimi i saj i solli famë botërore dhe role në filma amerikanë si ato përkrah aktorëve Terence Stamp e Dirk Bogarde në komedinë e spiunazhit ‘Modesty Blaise’.

Vitti mori çmimin Lulani i Artë i Karrierës në Festivalin e Venecias në 1995.

Në vitet 1990, një libër autobiografik i saj u bë ‘best-seller’ dhe është përdorur ssi tekst në shkollat dhe universitetet itaiane.

Artikulli paraprakQytetari “kap mat” kryeministrin për çmimin e naftës, ja reagimi i Ramës (FOTO)
Artikulli tjetërPublikohen pamje nga momenti i vrasjes së 19-vjeçarit në Greqi, të rinjtë largohen me dy makina (VIDEO)