Lajmi fundit/ MSH publikon shifrat: Sa raste të reja dhe humbje jete nga Covid u regjistruan në Kosovë gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.

Advertisements

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 2.950 persona të infektuar me virusin. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen 6 qytetarë.

Sa i përket të shëruarve ato janë 2.952, duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 174.996 persona.

Advertisements

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

02 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.563 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë1.783.672 doza të vaksinës.
Deri më sot 806.8268 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 82.751 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 12.259 testime, 2.590 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vd ekjes.

Sot janë shëruar 2.952 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 174.996.
Në total numri i rasteve aktive është 33.538.

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Artikulli paraprakKush vonohej në punë, Einxheli apo Donaldi? Kjo VIDEO i shpjegon të gjitha!
Artikulli tjetërPublikohet foto/ Ky është shqiptari që i mori jetën me thikë 19-vjeçarit në Greqi