Iu gjet në shtëpi një arsenal armësh, kush është Gentian Duka, inspektori i tatimeve që ra në prangat e policisë(Detaje)

Policia e Elbasanit arrestoi mëngjesin e kësaj të shtune shtetasin Gentian Duka, 44-vjeç, të cilit iu sekuestruan në banesë një arsenal armësh.

Advertisements

Mësohet se Duka është inspektor në Drejtorinë e Tatimeve të Bashkisë Elbasan.

Në banesën e tij u gjetën armë zjarri tip kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti, një thikë, si dhe 7 karikatorë.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kral”, për goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë në banesë pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, municion luftarak e sende të tjera të kundraligjshme.

Vihet në pranga një 44 vjeçar.

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e personave që mbajnë armë pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe ndjekjen me metoda proaktive, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kral” në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

G.D., 44 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së 44 vjeçarit, gjetën e sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti,një thikë dhe 7 karikatorë.

Provat e mësipërme janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Gjithashtu po vazhdon puna për dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarje dhe të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi nëse është i implikuar në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme hetimore Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikulli paraprak16 vjeçarja shqiptare mahnit jurinë me performancën në “The Voice of Finland”(Video)
Artikulli tjetërBorxhi publik ALARMON Presidentin, Meta: E merr për t’u përmirësuar dhe jo për t’u përkeqësuar! Në vendin tonë ndodh e kundërta