Lajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend, makina humb kontrollin dhe përplaset me murin e shtëpisë

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Risili të Vlorës.

Advertisements

Blutë njoftojnë se një mjet tip ‘Toyota’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi dhe pasagjeri, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

“Me datë 28.01.2022, në fshatin Risili, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin D. H., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi M. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakBora mungon sërish në Përputhen, bën reagimin e saj të parë (FOTO)
Artikulli tjetërLajmërohet Einxhel Shkira, lidhet LIVE nga spitali me banorët e shtëpisë