‘Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë”/ Paralajmëron Tasim Mehmeti: Ky Edi Rama që se duan këta do bëhet mbret së shpejti

Tasim Mehmeti, Presidenti i Çamërisë, ka qenë i ftuar këtë të premte në studion e Fax Neës për të folur për protestën e 8 janarit dhe arsyen përse mori pjesë, si dhe tema të tjera politike.

Advertisements

Sa i takon pjesmarrjes në protestë, Mehmeti tha se nuk dëshiron që në Shqipëri të instalohen opozita fasadë si në Rusi apo në Turqi, prandaj doli në protestë në krah të Berishës.

Ndër të tjera, Mehmti parashikon se së shpejti do të krijohen 7 shtetet shqiptare, dhe për këtë gjë kanë nisur lëvizjet. Ai dha dhe një vit kur pritet të ndodhë krijimi i Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë, që është viti 2025. Në krye, Mehmeti sheh Edi Ramën, që sipas tij do të jetë mbreti i shqiptarëve.

Advertisements

Pjesë nga debati

Mehmeti: Mora pjesë që në Shëipëri të mos instalohet një opozitë fasadë, si në Rusi, Turqi. Shqiptarët e kanë marrë vendimin drejt Perëndimit dhe SHBA-ve, boll më me sisteme totalitare dhe fasada. Së dyti mbështeta liderin historik të PD-së, Sali Berishën, i cili është nga ata që mund të bëjë gjëra të bukurua. Ai i ka pranuar gabimet, neve i dimë gabimet që ka bërë. Unë nuk kam qenë me varre. Unë jam sulmuar nga mercenarët e Lulzim Bashës.

Xhaxhiu: Si mundet ore të sulmohet në 2022 me qeski dhe varre selu në qendrën e një qyteti ?

Mehmeti: Pse e blindon ai atë. Unë nuk jam pozicionuar kot, jam që në vitin 1991 në PD. Kam ikur nga PD pasi e pashë që të rrish pas Lulzim Bashës është kohë e humbur. Unë kisha një kauzë, Çamërinë, kombin.

Xhaxhiu: Çfarë ka bërë Sali Berisha për Çamërinë tënde? E ke pyetur ndonjëherë?

Mehmeti: Nuk ka bërë gjë, ke të drejtë. Ama ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës. Unë e kuptoj strategjinë e tij të lëvizjeve kombëtare. Ka thënë do ta marrim me votat e Osman Takës. Nuk do hymë në Çamëri me luftë si në Kosovë.

Do vijnë politikat ndërkombëtare dhe do ta marrim së shpejti. Ta kam thënë në studio. Në 2025 ne do themi 7 Republika, që i themi Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë. E ke hartën aty. Kryeministri sot në Mal të Zi do zgjidhet shqiptar. Maqedonia po zien atje. Medvegje dhe Bujanovc po fillojnë nga puna. Çamëria po lëviz. Vëllezërit tanë ortodoksë janë gati, duam autonominë o vlla. Të shkëputemi nga shteti grek. Të bëhemi shtet i pavarur. Unë si president deri më tani, që nga zgjedhja në vitin 2019, kam bashkëpunuar me faktorin politik shqiptar. Atë Edi Ramën që se duan këta sot, më ka hapur zyrat. Do bëhet mbret së shpejti, sepse e do dhe politika shqiptare, por Vlora nuk e do mbret, duan formulë tjetër vlonjatët.

(E.H/Faxweb.al)

Artikulli paraprak“Si mund të qeshësh kur dikush vritet”/ Beniada acarohet me Monikën dhe Arjolën: “Doja t’ju rrihja mbrëmë”
Artikulli tjetërI fundit/ Distria Krasniqi fiton medaljen e artë!