Big Mama vjen me mesazhin emocionues për Einxhel Shkirën

Einxhel Shkira pas një loje që po bënte me banorët ka lënduar rëndë krahun dhe dyshohet se ajo e ka thyer.

Advertisements

Madje mëngjesin e ditës së sotme ajo është larguar nga shtëpia e Big Brother për t’iu nënshtruar një operacioni, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Reagimet kanë qenë të shumta në publik, ku njerëzit i kanë uruar shërim të shpejtë, por nuk kanë munguar edhe ato të ish-banorëve të Big Brother.

Advertisements

Kësaj radhe ka reaguar edhe Big Mama e cila i ka uruar shërim të shpejt Einxhel Shkirës, ndërsa e ka cilësuar si një nga njerëzit më të fortë që ka njohur.

“O Enxhi bukur ti je ndër femrat më të forta që kam njohur, bën krahun operacion dhe një pikë zëri nuk nxjerr.. Të shkuara…të presim të kthehesh e fortë”, ka shkruar Big Mama.

Kujtojmë se nuk dihet ende nëse Einxhel Shkira do të jetë në gjendje të vazhdojë sërish lojën e Big Brother, apo do ta përfundojë me kaq aventurën e nisur me 26 tetor./Reporteri.net/

Artikulli paraprakVesa Luma dhe djali i saj infektohen me Covid-19, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore (FOTO)
Artikulli tjetërShqiptari josh 14-vjeçaren, e mitura përfundon në hotel me 40-vjeçarin! Ja çfarë ndodh në fund