I moshuari ‘shokon’ oficerët/ E ndaluan pasi ishte pa patentë: Kam mbi 70 vite që ngas makinën kështu

foto ilustruese

Advertisements

Një burrë në Angli i cili u ndalua nga policia iu tha oficerëve se kishte vozitur pa patentë ose sigurim për më shumë se 70 vjet.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, derisa ishte në patrullë, policia e ndaloi burrin të mërkurën në mbrëmje pranë Tesco Extra, në Bulwell, Nottingham.

Advertisements

Oficerët thanë se shoferi – i lindur në vitin 1938 – iu tha atyre se ai kishte vozitur pa patentë ose sigurim që kur ishte 12 vjeç dhe nuk ishte ndaluar kurrë nga policia.

Në Facebook, ekipi i policisë Bulwell, Rise Park dhe Highbury Vale tha që fatmirësisht ai nuk kishte pësuar kurrë aksident.

“Fatmirësisht ai kurrë nuk kishte pësuar aksident, nuk i kishte shkaktuar dikujt lëndime dhe kurrë nuk kishte bërë që dikush të humbiste financiarisht, duke e goditur atë derisa nuk kishte sigurime”, shtoi ekipi.

Artikulli paraprak“Gjatë operacionit i janë vendosur dy vida në…”/ Përkeqësohet gjendja e Einxhel (VIDEO)
Artikulli tjetër66-vjeçarja humbi jetën nga i ftohti pasi jetonte në kushte ekstreme, OSHEE: Ishte debitore…