Donaldi i habiti të gjithë dhe qëndroi deri në mëngjes me të, Romeo ka një mesazh për Einxhelin

Në orët e para të mëngjesit, derisa po luanin, Einxhel Shkira ka lënduar rëndë krahun, derisa ajo ka disa orë që është larguar nga shtëpia e Big Brother VIPp për t’iu nënshtruar një operacioni.

Advertisements

Ndonëse një pjesë e banorëve nuk e morën seriozisht lëndimin e saj, Donaldi ishte ai i cili deri në mëngjes qëndroi zgjuar bashkë me të, duke u kujdesur për çdo gjë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Tani, në llogarinë e Donaldit në Instagram, një reagim e ka bërë edhe Romeo.

Advertisements

Ai ka publikuar një fotografi, moment ky i shkëput kur Donaldi i qëndron Einxhelit tek koka e krevatit, derisa i ka uruar shërim të shpejtë moderatores.

“Shërim të shpejtë Einxhel..”, ka shkruar Romeo.

Theksojmë se nuk dihet ende nëse Einxhel pas operacionit do të jetë në gjendje t’i kthehet sërish lojës së Big Brother VIP.

Artikulli paraprakDonaldi e thotë troç: Nuk jam dakord të shkoj në finale me njerëzit që s’e meritojnë
Artikulli tjetërDeputeti i Lushnjes lëshon gojën: ‘Nëse Veliaj ka b*le hekuri të vijë këtu’