Ngjarjet në shtëpinë e Big Brother VIP vazhdojnë të zgjojnë vëmendjen e publikut në media.
Advertisements
Së fundmi, një nga ngjarjet më të komentuara është kthyer lën dimi i prezantueses Einxhel Shkira.
Ajo u rrëzua kur tentoi të bëjë një akrobaci me një orendi në formë rrethore, gjersa rrëshqiti dhe ndrydhi krahun.
Advertisements
Shkira tentoi ta kalonte dhimbjen në shtëpi duke u shtrirë në shtratin e saj, por dhimbjet ishin të padurueshme dhe ajo u transportua në spital nën përcjelljen e kamerave.
Kështu, prezantuesja sipas mediave në Shqipëri i është nënshtruar një operimi në krahë dhe gjendja e saj duket stabile.
Megjithatë, fansat e programit ishin të shpejtë për të kritikuar veprimet e disa nga banorëve në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për momentin ku ata improvizuan me shaka një “var rim” të Einxhelit, duke i shkuar te shtrati dhe duke i hedhur lule sipër e bërë kinse homazhe për të – për të gjitha këto ka qenë e vetëdijshme edhe vet prezantuesja.
Ata dëgjohen edhe duke bërë shaka me lëshimin e frazave vajtuese si: “Po ishe e re…”, “Dagzi do rri pa amrtuar…”, “Po çfarë do bëj Dagzi pa ty moj motër…”, e të tjera.
Megjithatë, shumë nga ndjekësit e kanë kritikuar këtë improvizim duke e quajtur një shaka që nuk duhet bërë në të tilla raste.
Vetëm pak orë pas kësaj, Einxhel u detyrua që të dërgohej për trajtim spitalor.