Top Channel merr vendimin që nuk pritej për Noizyn, shihni se çfarë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP

Ndarja e çmimeve “Top Awards 2016”, më shumë sesa për fituesit e mëdhenj, do të mbahet mend për sherrin e bujshëm mes moderatorit Ledio Liço dhe reperit Noizy.

Advertisements

Pas një batute të Liços që u shpreh se Noizy vinte në prova me Ferrari-t e shokëve, reperi i famshëm, reagoi nëpërmjet një postimi në Instagram duke e ofenduar rëndë moderatorin e njohur.

Që prej kësaj kohe, Noizy ka qenë i bojkotuar nga “Top Media”. Asnjë muzikë e tij nuk është luajtur në asnjë emison të Top Channel.

Advertisements

Para disa javësh, edhe pse Noizy ishte më i klikuari në Youtube duke u rreshtuar krah emisoneve të Top Channel, televizioni ia fshiu emrin kur e publikoi si lajm. Noizy reagoi ashpër.

Por së fundmi e papritura ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP ku produksioni ka vendosur që të luaje dhe bashkëpunimin e bujshëm mes Noizyt dhe Dhurata Dorës. Banorët nuk i kanë rezistuar dot muzikes sa kanë nisur direkt të kërcejnë.

Artikulli paraprakE papritur! Çifti i njohur i jep fund martesës shumëvjeçare
Artikulli tjetërE turpshme/ Banorja e ‘Big Brother Vip’ theu krahun dhe u largua me urgjencë në spital, këta janë konkurentët që nuk pushojnë së qeshuri