Gazetarja Klodiana Lala komentoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Të paekspozuarit’, akuzat e shumta që qarkullojnë në media ndaj kreut të FSHF, Armand Duka.
Advertisements
Një ndër pyetjet që u ngrit në emisionn ishte: Por, a po hetohet Duka nga SPAK?
Gazetarja tha se Duka nuk është nën hetim nga asnjë prokurori, por shtoi se nuk është fare kompetencë e SPAK të hetojë Dukën.
Advertisements
“Zyrtarët e SPAK më thonë se zoti Duka, nuk është kompetencë e prokurorisë së posaçme.
Drejtësia është në momentin e duhur për të ndarë shapin nga sheqeri. Shakohoxha, gjithë karriera e tij, nga kjo do të varet. Nëse drejtësia thotë se ka kryer korrupsion dhe pastrim parash…
Nuk ka asnjë kallzim penal për momentin.
Nga të gjitha burimet zyrtare, deri tani në prokuroritë shqiptare, nuk ka.
Veliaj do të duhet t’i drejtohet prokurorisë”, tha ndër të tjera Lala.