Në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë zgjedhjen e tij se kë do të votonte si kryetar partie më 25 Prill.
Advertisements
Në studion e ‘Opinion’, Berisha u shpreh se nuk do të zgjidhte asnjërin, pasi do të ishte njësoj si të votonte origjinalin me kopjen.
“Absolutisht asnjërin. Përkundrazi do ta hidhja në kosh atë vot dhe nuk mund të votoja asnjërin as tjetrin. Është si të votosh origjinalin dhe kopjen”, u shpreh Berisha.
Advertisements
Ish-kryeministri deklaroi se është i vendosur të bëhet pjesë e zgjedhjeve të 6 marsit, teksa njoftoi se të dielën do të zhvillohen primaret për të zgjedhur kandidatët.