Çfarë të ka mërzitur me Bashën se i ke thënë shumë herë të kam xhan? Gazetari ja thotë në sy, ja si përgjigjet Rama

“Nuk e mbaj mend”, tha kryeministri Edi Rama në “Open” kur po pyetej për takimin me kryetarin e PD, Lulzim Basha më 17 maj, ku u arrit marrëveshje dhe PD u fut në zgjedhje.

Advertisements

“Çfarë të ka mërzitur se i ke thënë shumë herë të kam xhan dhe gjuha që po përdor është shumë tallëse”, ishte pyetja e gazetarit Denis Dyrnjaja për kryeministrin Rama duke iu referuar komunikimit me Lulzim Bashën.

“Tallja është një kategori shumë e ulët. Sarkazma është mjet i retorikës. Nuk jam unë që po diskreditoj as njërin as tjetrin, por ata po diskreditojnë vetveten dhe historinë e tyre. Çfarë i thonë njëri tjetrit sot janë të tëra gjërat që njerëzit thonë për ta. Ndërkohë po tregojnë për njerëzit se çfarë politikanësh janë me mua”, tha Rama.

Advertisements

Artikulli paraprakE rëndë/ Pa bukë dhe pa drita, humb jetën gruaja në Fier (EMRI)
Artikulli tjetërKë do të votonte Sali Berisha me 25 prill, Edi Ramën apo Lulzim Bashën, ja si përgjigjet ish- kryeministri