KORÇË
Edmond Ramollari është 67-vjeçari që humbi jetën në Korçë pasi shtëpia ku jetonte u përfshi nga flakët.
Advertisements
Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se Ramollari, babai i katër fëmijëve, jetonte i vetëm, teksa fqinjët kanë parë zjarrin dhe janë përpjekur ta ndihmojnë, por për shkak të tymit nuk kanë mundur ta nxjerrin.
Fëmijët e 67-vjeçarit jetonin në Greqi dhe për të kujdesej një mbesë. Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë, por burime bëjnë të ditur se shtëpia që u dogj nuk ishte e tij, por e një të afërmi që nuk jetonte në Korçë.
Advertisements
Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një ngrohëse elektrike që ka bërë të marrë flakë një batanije dhe më pas krejt banesa.
Informacion paraprak
Më datë 27.01.2022, rreth orës 20:45, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në një banesë, ku jetonte përkohësisht shtetasi E.R., rreth 67 vjeç, i cili për pasojë dyshohet se nga asfiksia, ka gjetur vdekjen.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.