E rëndë në qytetin shqiptar/ Fëmija qëllon me thikë të rriturin në hyrjen e shkollës (Detaje)

Një fëmijë ka qëlluar me thikë një person të rritur në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit në Kosovë.

Advertisements

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje të oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtejshëm”, tha ai.

Advertisements

Gashi tha se njësitet e hetimeve po merren me rastin.

Artikulli paraprakKërcënohet me jetë kryeprokurori, letrat nga organizata terroriste (foto)
Artikulli tjetërI fundit Përplasja me armë ku mbetën të plagosur 3 shqiptarët, policia zbardh ngjarjen (detaje)