Trekëndëshi i krijuar para disa javësh, Bora – Donald – Beatrix vazhdon të jetë më i komentuari në rrjete sociale e media rozë.
Advertisements
Të premten, këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj la shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP” dhe që nga ajo mbrëmje, ajo nuk ka bërë ende një reagim të vetëm në rrjete sociale, madje as nuk mori pjesë në emision ditën e djeshme.
Beatrixa ishte e ftuar në emisionin “Fun Club”, që i dedikohet këtij formati të “Big Brother VIP”, teksa moderatorja, Dojna Mema, tregoj se si pasojë e gjendjes jo të mirë shëndetësore mungon këngëtarja.
Advertisements
Mirëpo, Beatrixa ka pasur edhe mbështetjen e personazheve të njohur si ish banorja, Neda Ballaku apo edhe të këngëtares Filloreta Raçi e njohur si Fifi.