E hidhur! Sporti shqiptar në zi, shuhet ish-kampioni i njohur i vendit tonë

Ish atleti i garave të shpejtësisë, Tomi Stefanllari, është shuar nga jeta. Ky ishte trajneri që zbuloi në qytetin e Korçës kampionë. Tomi Stefanllari është historia e atletikës shqiptare, ishte një prej atletëve më të mirë në të gjithë historinë e garave 100 dhe 200 metër.

Advertisements

Stefanllari ka qënë kampion në këto dy disiplina, në një periudhë kur Shqipëria kishte mjaft atletë të njohur. Në kohën kur ai ishte trajner zbuloi talente të cilët më pas u bënë kampionë si Kristaq Lipe, Kastriot Sulçe dhe Alma Thano.

Atletët në fjalë i dhuruan shumë trofe Skënderbeut. Në periudhën kur Stefanllari ishte inspektor e kryetrajner i atletikës së bashku me shumë figura të njohura të kohës, solli disa metoda të reja stërvitore në vendin tonë të cilat nuk ishin praktikuar më parë.

Advertisements

Vitet e fundit ai së bashku me familjen kishin jetuar në SHBA.

Artikulli paraprakHumbi pak ditë më parë njeriun më të shtrenjtë, Aurela Basha mes dhimbjes jep mesazhin prekës
Artikulli tjetërLajmi i bujshëm se do t’i dorëzojë këtij konkurrenti çmimin e madh, shihni se me kë është fans Rama në Big Brother VIP