Këngëtari i njohur reagon ashpër ndaj Beatrix: Ishte dicka e shpifur

Reperi Stresi ka qenë një nga reperët më të përfolur kudo kohët e fundit, sidomos pas bashkimit të tij me “konkurrentin” Noizy, të cilit i ka shprehur herë pas here suportin dhe mbështetjen. Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në një intevistë, në të cilën ka dhënë një koment lidhur me situatën shumë të diskutuar, lidhjen e banorëve të “Big Brother VIP Albania” Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj.

Advertisements

Ai ka shprehur faktin se ka një shoqëri shumë të madhe për aktorin e humorit dhe se nuk e gjykon. Sipas tij, është pikërisht Beatrix e cila ka vepruar gabim, duke patur parasysh komentet e saj në foton e ish të dashurës së Donaldit, Bora Zemani.

“Donaldi është shumë djalë i mirë, e kam dhe shok. Realisht e kam shumë shok, shkojmë shumë mirë me të. Nuk mund ta gjykoj se çfarë ka bërë Donaldi, po unë gjykoj Trixën shumë. Ky është realiteti shqiptar dhe femrës shqiptare, që bëjnë këto gjeste. Dikur Trixa ka qenë komentuese e fotove, puthjeve të Donaldit. Ky është një realitet i hidhur i joni. Ishtë dicka e shpifur.”- ka thënë ai për çiftin.

Advertisements

Rikujtojmë se Stresi ka shprehur dhe më parë suportin e tij për moderatoren e “Përputhen”, Bora Zemanin, duke e përmendur në tekstin e një prej këngve të tij e duke e quajtuar “mbretëreshë”.

Artikulli paraprakI ftohti polar në Shqipëri, temperaturat -17 gradë priten të vazhdojnë deri në këtë ditë
Artikulli tjetërHoroskopi javor(24-31 janar), ja shenjat më me fat