Legalizimi i pallateve, Kadastra tregon procedurat si duhet të veprojnë banorët, merren masa

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka treguar procedurat si duhet vepruar për legalizimin e pallateve. Lame tha se vështirësia më e madhe është organizimi, sepse shpesh herë banorët shkojnë secili veç e veç prandaj nuk mund të sqarohej se cili ishte pronar dhe cili jo. Sipas tij, nuk ka se si të legalizohet një apartament i vetëm, por duhet një grup dhe një përfaqësues për të ndjekur procedurat.

Advertisements

“Jemi në një zonë që quhet Selitë ose Kodra e Diellit. Është e mbushur e gjitha me pallate, e mbi urbanizuar, dhe për fat të keq shumicën dërrmuese të objekteve të ndërtuara janë o në proces legalizimi o janë të legalizuara. Rreth 5% janë hipotekuar në Bashki. Shumica dërrmuese, mbi 80% kanë kaluar dhe po kalojnë në proces legalizimi. B

ëhet fjalë për një objekt, ku më bën çudi që flasim për objekt të vitit 2006, kaq vite që presim procesin. Investitori i la njerëzit në mes të rrugës nga pikëpamja dokumentare. Kur i bëjmë publike i bëjmë vetëm për një arsye që ai pallati tjetër ngjitur, që shkruan, na bën mesazhe, Artan Lame, Edi Ramës, pse s’na bëjnë legalizimin ta shohin se si bëhen. Do thotë të bëhemi bashkë, se ndryshe nuk ka se si legalizohet një apartament i vetëm, duhet të bëhen përllogaritjet, mbi shtesat, hapësirat e pallatit”, tha Lame.

Advertisements

Ai u shpreh se duhen bërë kontrollet mirë kur vjen puna tek legalizimi pasi ka qiraxhinj që prezantohen si pronarët e apartamenteve. Sipas tij, duhet krijuar një grup dhe përfaqësuesi duhet gjetur patjetër për procedurat pasi nuk ka zgjidhje tjetër. “Na vijnë veç e veç na thonë pse s’na e bëjnë, çfarë ti bëj unë një njeriu të vetëm? Duhet bërë një grup, të zgjedhin një përfaqësues dhe të ndjekim procedurat.

Na ka ndodhur shumë herë me qiraxhinj që prezantohen si pronarët e apartamenteve, duhet ti kontrollojmë shumë mirë, sidomos aty ku nuk janë administratorët fare prezent. Është shumë kollaj të thuhet se bëjnë se duan lekë, mendoni çfarë duhet të kalojnë punonjësit tanë me çdo dokumentacion, ankesat, thojeni në fund të fundit një fjalë të mirë se nuk janë as kalamajtë e mijë as na i dhanë me zor, janë bijtë e këtij vendi. Gjeni një përfaqësues të bëjë letrat se ndryshe nuk bëhet”, deklaroi kreu i Kadastrës.

Merren masat për shtesat pa leje

Teksa Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës ka bërë gati një raport për ndërtimet e shtesave jashtë lejes së ndërtimit që do ti dorëzohet qeverisë, Lame tha se do të merren masa edhe për shtesat pa leje. Ai u shpreh se do të bllokohet çdo lloj dëshire për shtesa për lejet e dhëna vitet e fundit. Sipas tij, do të ndërhyhet tek fenomeni i shkeljes së lejes së ndërtimit pasi është një fenomen i shëmtuar. “Për fat të keq, fenomeni i ndërtimit, i shkeljes së lejes së ndërtimit për pallatet vazhdon edhe për leje ndërtimi të dhëna në vite shumë të afërta, më 2016, 2017.

Drejtoria e Përgjithshme e Kadastrës po përgatit një raport që do i dërgohet Qeverisë, për të marrë masa për të bllokuar çdo lloj ëndrre për shtesa mbi pallate për lejet e dhëna vitet e fundit. Që do të thotë: Do të bëhet e pamundur që ndërtuesi të mbarojë pallatin, të shtojë edhe nja 2 a 3 kate mbi lejen e marrë, pastaj të hyjnë banorët brenda nëpër banesa, ndërsa investitori të largohet duke ja lënë barrën e legalizimit Shtetit dhe Kadastrës. Do ndërhyhet shumë shpejt për ta frenuar këtë fenomen që është shumë i shëmtuar”, u shpreh Lame.

Artikulli paraprakMasat e ashpra nga Kosova kundër Covid, sot organizohet protestë në Morinë
Artikulli tjetërGjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, nuk do ta besoni dot kush janë më dembelët