Dy shqiptarët e plagosur dje në Athinë janë të skeduar nga policia greke për çështje droge. Sipas mediave greke, njëri prej tyre që ka plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në bark, ishte liruar pak muaj më parë nga burgu dhe aktualisht ndodhej në masën “detyrim paraqitje” për një ngjarje ku kishte pasur edhe shkëmbim zjarri me policinë.
Advertisements
Krahas kësaj, sipas informacioneve dhe dëshmive që ka në duart e saj Policia helene, në vendin e ngjarjes së djeshme ka pasur edhe persona të njohur nga autoritetet për shantazhe.
Megjithatë, nga të dhënat e deritanishme, atentati nuk duket të jetë një pritë, por ka gjasa që konflikti të ketë lindur në mosmarrëveshje e sipër gjatë një transaksioni mes dy palëve.
Advertisements
Nga breshëria e plumbave pasditen e djeshme në zonën e Voulas, ku një person hapi zjarr drejt një furre buke, në kryqëzimin e rrugëve “Ermou” dhe “Proodou 42” u plagosën dy shtetas shqiptarë dhe një irakian, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital
Detaje të reja mësohen nga media greke lidhur me atentatin ndaj shqiptarëve në një furrë buke në Athinë.
Protothema.gr shkruan se autorët, iu janë drejtuar klientëve të furrës dhe qytetarëve që ishin të pranishëm duke iu bërë të ditur se nuk do u bënin keq.
“Mos kini frikë, ne nuk do t’ju bëjmë keq”;- mësohet të kenë thënë autorët.
Raportohet se, pas plagosjes, atentatorët morën mjetin tip xhip që po i priste dhe janë zhdukur drejt rrugës Vouliagmeni.
Policia është ende në kërkim të tyre.