Këngëtarja Arinda Gjoni ka rrëfyer detaje nga miqësia që ka me modelen e “Big Brother VIP”, Beniada Nishanin. Gjatë një interviste në lidhje me miqësinë e tyre, por dhe nëse do e provonte një reality show, ndërsa u shpreh se nuk janë për të ato formate, edhe pse Beniadën e ka këshilluar si mikeshë.
Advertisements
“Nuk pranova të hyja se jam pak natyrë konservatore. Kam qejf të jem vetëm për artin, të njohin Arindën si këngëtare, si artiste, dhe pse të futem tek kjo pjesa rozë kur nuk kam nevojë”.
Advertisements
Ajo shtoi se i bëhet shumë qejfi që mikesha e saj Beniada edhe në Shqipëri tashmë është e famshme, por ajo vetë gjithmonë do ngrinte pyetjen “Për çfarë të jem e famshme?”
“Beniadës i ka bërë shumë mirë, sepse ishte një modele në Itali. Në Shqipëri nuk është se e njihnin shumë, edhe pse natyra e saj është solare, pozivitive e çiltër, e shumë e pëlqyeshme për publikun. Dhe unë i kam thënë “patjetër që të hysh”. Më ka pyetur paar se të thoshtë “po”, dhe unë si shoqe i kam dhënë këshillat e mia, pasi dua ta shoh në finale dhe madje ta fitojë ajo “Big Brother VIP”.
A beson Arinda në një histori dashurie në formatet televizive? A do t’ia sugjeronte ajo një histori dashurie Beniadës?
“Nuk do ia sugjeroja një ‘love story’, pasi e tregoi veten aty kush është. Besoj se nuk do i duhej një ‘love story’ dhe besoj që mund ta ketë në jetën reale”.
Ajo theksoi se nuk besonte në historitë e dashurisë në reality në televizion. Gjoni është këngëtarja shqiptare që më së shumti këndon live në vende të ndryshme të diasporës. Gjatë kësaj interviste, ajo u pyet për fenomenin tashmë të zakonshëm që ndodh mes pronarëve të lokaleve dhe këngëtarëve, ku pagesat apo rezervimet për të kënduar live varen nga klikimet.
“Shumë e vërtetë. Kjo është e keqja, se pronarët e lokaleve ndoshta nuk ia kanë idenë shumë repertorit. Ata shohin thjesht klikimet dhe mendojnë që në bazë të tyre do të kesh popullaritet. Mua më ka rezultuar ndryshe. Ndoshta kam pasur me pak se 1 milion klikime, por kur kam shkuar koncert ma ka kënduar këngën gjithë publiku”.
Ndërsa gjatë rubrikës 1 jetë 5 këngë, tregoi se ka kënduar që kur ishte e vogël në dasma, madje dhe si fitoi liceun pasi kishte kënduar në një dasmë. Duke qenë gjithmonë live dhe në evente, u pyet se cila ka qenë shuma më e madhe që ka fituar në dasmat shqiptare.
Ajo tha se mund ta thotë: “Mund të ketë shkuar 10-15 mijë euro”. Ky fakt përforcon edhe më shumë idenë e refuzimit që Arinda i bëri “BBVIP”, pasi nuk ka pse izolohet për muaj të tërë, kur paratë mund t’i fitojë si këngëtare.
Ndërkohë që Beniada këto ditë është përfolur për karrierën e saj në Itali. Ndoshta pak e dinë, por konkurrentja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, ka luajtur dikur në një film me regji të Paolo Sorrentinos, ku ishte një prej femrave të shumta të Silvio Berlusconi-t. Ndonëse në një rol episodik dhe jo shumë të njohur, Beniada do të merrte vëmendjen e mediave italiane, ku fill pas daljes së filmit “Loro” në vitin 2018, do të jepte një intervistë për bashkëpunimin me regjisorin e njohur dhe rolin e saj.
Filmi flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve “Loro” (Ata), që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit të medias Silvio Berlusconi. Sergio Morra është një biznesmen i ri nga Taranto, i cili menaxhon trafikimin në shkallë të vogël të eskortave të tij, të cilat i përdor për të korruptuar politikanë vendas.
Pikërisht rolin e njërës prej femrave të shumta të ishkryeministrit të Italisë e luan Beniada, e cila është pjesë e trajlerit zyrtar. Gjatë intervistës së dhënë katër vite më parë, Beniada Nishani pyetet se si lindi bashkëpunimi me regjisorin e njohur Sorrentino.
“Ishte shumë rastësor pasi mora pjesë falë fjalëve të një miku, në një nga castet e shumta që u bënë nëpër Itali. Pak për argëtim, pak si sfidë personale, vendosa të marr pjesë. Pas disa provave me skenarë të ndryshëm, arrita të realizoj një nga ëndrrat e mia më të mëdha. Paolo Sorrentino më dha disa këshilla se si të interpretoja sa më mirë rolin tim. Ai ishte trajneri im i vërtetë në set. Në film luaj një nga femrat e Berlusconit. Një vajzë e re që dëshiron të hedhë hapat e saj në këtë botë dritash, ëndrrash dhe shpresash”, do të shprehej Nishani në vitin 2018. Por nuk kanë munguar sulmet e komentuesve ndaj saj, të cilët e paragjykojnë edhe për rolin.
/Panoramaplus.al