Temperaturat ekstremisht të ulëta kanë ‘pushtuar’ vendin, të cilat priten të ulen në vlera minimale deri në -12 gradë C
Advertisements
Si pasojë gjatë natës ka pasur reshje dëbore në zonën e Llogarasë, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë, por Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve.
ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve se duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
Advertisements
‘Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë pa sjellë probleme me qarkullimin. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë nën 0°C.
Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”.’- njofton ARRSH.