Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Kombëtares, Armand Duka jap lajmin e trishtë

Kjo e shtunë nisi me një lajm të trishtë për sportin shqiptar dhe dashamirësit. Është ndarë nga jeta ish-lojtari i Kombëtares dhe Partizanit, Robert Jashari.

Advertisements

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i FSHF-së nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Armando Duka është shprehur se Jashari ishte një personalitet me shumë vlera dhe se do të kujtohet gjatë nga gjithë sporti shqiptare.

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Kombëtares, Armand Duka jap lajmin

Advertisements

“Kjo e shtunë nisi me një lajm që na hidhëroi shumë. Është ndarë nga jeta Robert Jashari, ish-futbollisti i njohur i ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe i Partizanit në vitet 1950-60.

Një personalitet me shumë vlera që do të na mungojë të gjithëve, do t’i mungojë futbollit shqiptar.

Dua t’i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të Robert Jasharit. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm. U prehtë në paqe!”, shkruan Duka.

Artikulli paraprakFrikë nga Bora?! Donaldi i shqetësuar pas daljes së Triksës nga BBV
Artikulli tjetër“As Ramiz Alia nuk arriti ta bënte këtë”, Sali Berisha del me deklaratën e fortë për Ramën dhe Bashën