v.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli, ka folur për situatën epidemiologjike në vend, ku ditët e fundit ka pasur një numër të lartë raste ditore nga Covid-19.
Advertisements
Në një intervistë për Ora News, Rakacolli është shprehur se varianti Omicron ka një infektueshmëri të lartë, ndërsa shtoi se në krahasim me vitin e kaluar situata është shumë më ndryshe.
“Omicron ka një infektueshmëri jashtëzakonisht shumë të lartë, por ky trend shumë i lartë rritës, nuk është shoqëruar me të njëjtën trend të rritjes së shtrimeve në spitale.
Advertisements
Infeksioni është më i përhapur por është me simptoma me të pakta se ka qenë ajo paraardhëse. Po të bëjmë një krahasim me vitin e kaluar situata është shumë ndryshe”, tha Rakacolli.
Ajo tha se shumica e të shtruarve në spitale nuk janë vaksinuar, ndërsa shtoi se njerëzit që janë vaksinuar nuk përfundojnë në spital
“Shumica e atyre që janë të shtruar në spitale, janë të pavaksinuar. Siç është i dukshëm shtimi i rasteve të reja ditore është e dukshme efekti që ka vaksina. Njerëzit që janë të vaksinuar nuk përfundojnë në spitale. Kjo është e rëndësishme. Edhe jetët e humbura kanë të bëjnë me persona të cilët nuk janë vaksinuar”, u shpreh ajo.