Një prit grek 37 vjeç u arrestua këtë të premte, pasi akuzohet se ka përdh unuar dhe keqtrajtuar sek sualisht një vajzë të mitur.
Advertisements
Ka qenë denoncimi i 16-vjeçares,e cila u ka thënë hetuesve se makthi i saj ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe ka zgjatur për gati 4 vite, deri në momentin që gjeti forcën të flasë për ngjarjen tragjike.
Autori i ngjarjes është prift dhe shërben në një kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës, zonë në të cilën banon edhe familja shqiptare.
Advertisements
Ai vetë është prind i tre fëmijëve. 37-vjeçari ka mohuar akuzuat, por autoritet thonë se tashmë e kanë konfirmuar autorësinë e tij në përdh unimin e të miturës, ndërkohë që në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike.
Ai u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta çojë në burg ,ndërsa gjatë mbrëmjes të së premtes raportohet se ka edhe të paktën një denoncim të dytë për akt të njëjtë prej tij.
Sinodi i shenjtë i kishës greke urdhëroi menjëherë pushimin e tij nga puna dhe nisi një hetim të brendshëm lidhur me ngjarjen.
Top Channel tentoi të komunikojë me familjen e viktimës por mamaja e shtetases me iniciale V.P nuk iu përgjigj mesazheve të dërguara.