Parashikimi i motit/ Temperaturat në -4°C sot, i ftohti polar i ulur “këmbë kryq”

Kthjellimet mbeten prezente deri në mesditë në të gjthë territorin shqiptar, ku më të dukshme janë paraqitur në zonat bregdetare. Ndërsa pasditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të shpeshta shfaqen në zonat malore por pa rrezikuar shira.

Advertisements

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –4°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veri-verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Advertisements

Kosova

Dita nis me diell në republikën e Kososvës por duke ju afruare mesditës vranësirat bëhen të dukshme fillimisht në veri de gradualisht do të përfshijnë të gjithë vendin. Parashikohet që edhe nata të vijojënë të njëjtat kushte të motit.

Maqedonia e Veriut

Vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë e gjithë republika e MV deri në orët e vona të pasdites kur shfaqen vranësira të lehta e kalimtare. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqëtojë edhe gjatë natës.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qëndre e presionit të ulët atmosferik në detin Balltik do të diktojë kushtet e motit në Europën Veriore. Për pasojë: vranësira, reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta dominojnë në këto rajone. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do paraqitet Europa Jugore dhe Lindore. /abcnews.al

Artikulli paraprakDoli për të kërkuar të vëllain, por u përdhunua kur ishte 10 vjeç! Historia tronditëse e 35-vjeçares
Artikulli tjetër“Bora mos të vrapojë pas burrave të tjerë”, mamaja e Beatrixit zgjon dyshime me deklaratën