Modelja seksi, Beniada Nishani është një nga banoret më të dashura të këtij formati të “Big Brother Vip”.
Advertisements
Ajo ka shkaktuar shpesh të qeshura në shtëpi për shkak të shqiptimit të disa fjalëve shqip. Kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme kur modelja po mundohej të shqiptonte emrin e këngëtarit Yll Limani, madje ka pasur një reagim edhe nga ky i fundit.
Teksa po rrinte në oborr me banorët, ata i kërkuan Nishanit të shqiptonte emrin e këngëtarit. Ajo e ka quajtur këngëtarin “Ydhi Dhimani” duke sjellë shumë të qeshura në shtëpi.
Advertisements
“Sa i bukur ishte ai çuni, sa i lezetshëm, sa i vockël. Ydhi Dhimani”, tha modelja.
Menjëherë ka reaguar edhe Yll Limani i cili me sa duket e ka marrë me shumë sportivitet këtë gjë. Ai e ka postuar videon në llogarinë e tij në Instagram, ku ka shkruarꓽ “Prej sot emrin e kam Ydh Dhimani”.